Dhunë në një familje në Gjakovë: 35-vjeçari e sulmon fizikisht kunatën, tenton ta dëbojë nga shtëpia

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes. Ato shpeshherë nuk kanë guxim t’i denoncojnë këto raste në Polici për shkak se përballen me kanosje serioze.

Së fundi Policia ka intervenuar edhe në një familje në fshatin Ujz në Gjakovë, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar kunatën e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 37-vjeçarja ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje me vëllain e bashkëshortit të saj, i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Për të mos mbaruar me kaq, i dyshuari edhe ka tentuar që ta dëbojë nga shtëpia kunatën, por situata nuk ka eskaluar më tutje pasi kanë ndërhyrë burri i viktimës dhe familjarët e tjerë.

Si rezultat i denoncimit të rastit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Arbana Xharra e fiton betejën ligjore me Enes Gogën, hoxhën që kërkonte 40 mijë euro dëmshpërblim