Buci e bullizoi për rrahjen e babait, reagojnë nga ‘Instagrami’ i Azemit: Turpi i shqiptarisë

Buci po e luan lojën e tij goxha ashpër e shpesh edhe me ofendime.

Një të tillë e ka bërë karshi Azemit, i cili javë më parë zbuloi historinë e tij me babain, shkruan lajmi.net.

Ai kishte treguar se kur ishte fëmijë, babai i tij kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Këtë gjë ia ka përdoru Buci, i cili filloi ta bullizonte e t’ia përmendte.

Nga “Instagrami” i Azemit kanë reaguar ashpër teksa e kanë cilësuar Bucin si turp të shqiptarëve.

“Turpi i shqiptarisë me gjith kuptimin e fjalës”, shkruhet në postimin e ndarë.

Lexo edhe:  Luiz Ejlli arrin në Prishtinë me këngën e Shkurte Fejzës