“Kemi komuna më të vogla” – Zhegra “kërkon” pavarësinë nga Gjilani
Fshati Zhegër i cili gjendet në territor të Gjilanit, tash e sa kohë po kërkon të bëhet komunë në vete.
Në këtë fshat janë pothuajse të gjitha veprimtaritë që i ka një komunë, shkruan Lajmi.net.
Ka shkollë të mese, ambulancë, shtëpi të kulturës, parqe e lokale të ndryshme private.
Një banor aty u shpreh për Lajmi.net se i plotësojnë të gjitha kushtet që të jenë komunë në vete, madje ai u shpreh se ka komuna që janë shumë më të vogla me territor se fshati i tyre.
Ndiqeni videon e plotë: