Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë dalin sot para gjykatës për vrasjen e Liridona Ademajt

Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë dalin sot para gjykatës për vrasjen e Liridona Ademajt

Sinjali.com
03 Dhjetor 2023 07:19

Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, përfshirë edhe bashkëshortin e saj Naim Murseli, do të dalin sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës ku do të mbahet seanca dëgjimore.

Siç bëri të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, sot me fillim nga ora 09:30 do të mbahet seanca fillestare ndaj Naim Murselit dhe dy të tjerëve, të arrestuar nën dyshimin për vrasjen e 30-vjeçares, Liridona Ademaj.

Naim Murseli fillimisht kishte deklaruar në Policinë e Kosovës për natën në fjalë se teksa po udhëtonin me Liridonën dhe fëmijët e tyre, u përballën me disa plaçkitës, nga të cilët arriti t’i largojë fëmijët, por jo edhe gruan të cilën sipas këtij deklarimit të tij, ia vranë plaçkitësit në fjalë, raporton Gazeta Sinjali.

Pas hetimeve të vazhdueshme të Policisë së Kosovës, pista e dyshimit filloi të shfaqte rezultate, me ç’rast u arrestua vetë Naim Murseli, Granit Plava si i dyshuar për kryerjen e vrasjes pas një dakordimi me pagesë prej 30.000 euro, si dhe pjesëtari i FSK-së, Kushtrim Kokalla.

Deri më tani nuk dihen motivet e këtij akti të rëndë, ndërsa Sinjali do t’iu mbajë të informuar me të gjitha detajet e reja.

Lexo edhe:  Policia deklarohet për djegien e kamionëve që shërbyen si barrikada