Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Sot na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i ngrohtë. Parashihen edhe vranësira të pakta lokale, ndërsa pasdite në disa vise kryesisht malore pritet ndonjë rrebesh i izoluar shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 29 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i ngrohtë. Temperaturat shënojnë rritje të mëtutjeshme deri në 30 dhe mbi 30 gradë Celsius në viset më të nxehta të rajonit tonë.

Ditëve të ardhshme na pret mot mjaft i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Pasditeve në disa vise priten zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe paksa më të theksuara priten të premtën, ndërsa të shtunën pritet të kemi destabilizim të fuqishëm të atmosferës me rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Vdes një person e lëndohen tre të tjerë në fshatin Novosellë