Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Sot pritet të kemi depërtimin e frontit të ftohtë polar, por pa reshje të mëdha, megjithatë priten rreshje lokale shiu e me uljen e temperaturave edhe reshje lokale bore. Temperaturat pritet të pësojnë ulje të ndjeshme sidomos orëve të pasdites dhe mbrëmjes dhe ajo maksimale parashihet të jetë afërsisht deri në 10 gradë Celsius në mëngjes dhe paradite.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, vende-vende me reshje shiu, bore, intervale kohore me diell dhe ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë. Intervale kohore me diell parashihen në Shqipëri pas rrebesheve lokale të shiut. Më shumë vranësira në Maqedoninë Veriore dhe Luginë, ndërsa reshje të dendura bore në veriun e Malit të Zi.
Nga e hëna presim alternime mes vranësirave e intervaleve kohore me diell. Mëngjesi dhe nata me acar polar, por në mesjavë pritet zbutja e acarit polar kur edhe mund të kemi reshje të reja shiu e ndoshta edhe bore