EULEX shpëton një familje në veri, kishin rënë në një kanal – PAMJE

Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, ka njoftuar se gjatë patrullimit në veri të Kosovës, e kanë shpëtuar një familje, vetura e të cilëve kishte rrëshqitur duke rënë në një kanal anash rrugës.

Në njoftimin e EULEX-it thuhet se Njësia Policore e Specializuar, në orët e hershme të 26 nëntorit, kishin shpëtuar çiftin që po udhëtonin me fëmijën e tyre trevjeçar.

Në fund, EULEX-i thekson se siguria e grave, burrave, vajzave dhe djemve nga të gjitha komunitetet në Kosovë, është prioriteti i tyre kryesor.

Lexo edhe:  Konjufca dënon dhunën ndaj Sanduloviqit: Sulm ndaj mundësisë së një pajtimi të drejtë politik mes Kosovës dhe Serbisë