U raportua se do të ftohen 100 persona në dasmën e Dafinës, reagon i dashuri i saj

Dafina Zeqiri javë më parë konfirmoi se do të martohet në vitin 2024 dhe detajet nga dasma e saj po mbahen sekrete.

Së fundmi në media u raportua se Dafina dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji do të martohen në fillim të vitit dhe u tha se numri i të ftuarve në ceremoninë e martesës do të jetë i kufizuar dhe nuk do të kalojë më shumë se 100 të ftuar.

Menjëherë ka reaguar me ironi i dashuri artistes, Kreshniku në një postim që ka bërë në Instagram.

“Ishalla na thirrni edhe neve, se koka lista e ngushtë boll”, ka shkruar ai.

Lexo edhe:  Linda thotë se Azemi ka ndjenja për të, ai ia prenë shpresat