Edona James: Monikës i ka dal afati

Këngëtarja e njohur, Monika Salihu gjatë ditës së sotme (e diel) pati disa debate me banorët.

Ndonëse është treguar më e rezervuar që kur ka nisur rrugëtimin në Big Brother VIP Kosova 2, Monika së fundmi debatoi ashpër sidomos me Santianën dhe Albën.

E teksa këto diskutime morën vëmendjen edhe të banorëve të tjerë, Edona James dha një koment pas gjithë ndodhive të sotme.

Teksa ishte në oborr me disa prej banorëve, Edona u shpreh për Monikën duke thënë: “Asaj i ka dal afati”, e që u pasua nga të qeshurat e banorëve të tjerë.

Ndryshe, theksojmë që Edona që nga fillimi i BBVK ka qenë ndër banorët më të komentuar, ajo madje për disa javë është zgjedhur si e preferuara e publikut.

Transgjinorja është treguar e hapur edhe për të treguar për transformimin e saj në fizik.

Lexo edhe:  Sara dhe Bardhi tregojnë përse nuk janë sonte në “Prime”