Reshjet e borës, vetëm dje 79 aksidente trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin kanë ndodhur 79 aksidente, por fatmirësisht asnjë nuk ka qenë me fatalitet.

Sipas Policisë, aksidente trafiku me të lënduar ishin 24, si dhe 55 aksidente me dëme materiale.

Policia po ashtu ka njoftuar se gjatë 24 orëve ka shqiptuar 892 tiketa.

Lexo edhe:  Mashtrim mbi 18 mijë € me fatura fiktive në Alba Petrol në Hajvali, menaxheri e denoncon rastin