Rast i rëndë për familjen Bogiqi në Komoran: 54-vjeçari dërgohet pa shenja jete në spital, Policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje në Komoran, ku një 54-vjeçarit iu përkeqësua gjendja në mes të rrugës dhe fatkeqësisht u dërgua pa shenja jete në spital.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Fatmir Bogiqin, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor pasi u dërgua në QKMF.
Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.