Qeveria vë një rregull të ri për bizneset “Rent a Car”, pronarët protestojnë nesër

Nesër duke filluar prej orës 9:30 pronarët e “Rent a Car” do të protestojnë para Ministrisë së Tregtisë, kështu duke kundërshtuar vendimin e ri të Ministrisë, ku parasheh çdo “Rent a Car” t’i ketë në veturën e tij më pak se 200k të kaluara dhe mbi 10 vetura të regjistruara në biznesin e tij.

Njëri prej pronareve ka deklaruar për “IndeksOnline” se ata kundërshtojnë këtë vendim dhe kërkojnë që mos të vendosen kufizime kompanive.

Ata gjithashtu në mbledhjen e mbajtur janë renë dakord që të krijojnë një shoqatë për të gjitha “Rent a Car” që operojnë në Kosovë.

Foto nga mbledhja e mbajtur:

Lexo edhe:  Zarfi i zi në ”BBVA”, Meritoni dhe Ilnisa skualifikohen nga gara