Arrestohet një person në Bërnjak, sulmoi disa zyrtarë policorë
Është arrestuar një person në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut, pasi i njëjti ka refuzuar t’i prezantojë dokumentet identifuese dhe lejen e qarkullimit, duke tentuar të largohet me veturë.
Më pas, gjatë arrestimit i dyshuari i ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, kishte refuzuar t’i prezantoj dokumentet identifikuese dhe lejen e qarkullimit të veturës, duke tentuar të largohet me veturë”.
“Zyrtarët policor kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin dhe më pas gjatë arrestimit i dyshuar duke rezistuar kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.