Linda me tjetër deklaratë: Shpesh i them burrit kënaqi sytë kur sheh ndonjë femër të bukur

Linda Halimi është më e komentuara e momentit në “BBVK”, me deklaratat e saj lidhur me disa personazhe të njohura të estradës.
Së fundi ajo ka folur edhe për bashkëshortin e saj, shkruan lajmi.net.

Ajo ka folur lidhur me xhelozinë, teksa është shprehur se nuk xhelozon pa ndonjë arsye.

Ndër të tjera ajo theksoi se shpesh kur sheh ndonjë femër të bukur, ia bën burrit të saj që ta shikojë.

“Unë pa arsye nuk xhelozoj, besom që jo. Përkundrazi, unë burrit shpesh i them shikoje sa e bukur është. Është në rregull nëse e shikon, kënaqi sytë, unë e di që nuk vrapon pas saj. Nuk do të thotë, me ia ngul sytë 40 minuta, por vetëm me e pa.”, është shprehur ajo.

Lexo edhe:  Publikohet teksti në shqip i këngës fituese në Eurovision