Hoxhe Idrizi: Të ndalet predikimi në gjuhë arabe me rastin e ceremonive mortore
Hoxhë Zekerija Idrizi përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje të ndalet predikimi në gjuhën arabe me rastin e ceremonive mortore
Më poshtë keni postimin e plotë [pa ndërprerje]:
TË JETOSH SHQIPTARISHT – TË VDESËSH ARABISHT
Paradoks mbi paradokset është fakti që njeriu të lind, të rritet, të shkollohet dhe të jetoj shqiptarisht, kurse, në fund, të vdesë arabisht. Më tragji-komikë në shoqërinë shqiptare janë ata që flasin shqip por, mjerisht, meditojnë e ëndërrojnë arabisht. Shih ironinë, talebanët shqipfolës edhe hajnë, pijnë, vishen, flejnë, dhyhen dhe pordhin arabisht. Të këtillët, me mjekrra të çoroditura e me fustanella arabo-aziatike dhe shorce treçerekëshe edhe ajrin arbëror na e kanë ndotur se lëre më tjerat.
Mbi arkivolet e të vdekurve myslimanë hidhet një pelerinë e gjelbërt me shkrim arab. Kjo duhet të marrë fund njëherë e mirë te ne shqiptarët. Mbi arkivolet tona duhet të dominojë flamuri ynë kuq e zi me shkabën dykrenore.
Përfundimisht duhet të ndalet predikimi në gjuhë arabe me rastin e ceremonive mortore, nga i cili nuk merr vesh gjë prej gjëje bota shqiptare. Në to duhet të jehojë gjuha e ëmbël dhe e bekuar shqipe.
Shenjat pellazgo-iliro-shqiptare mbi epitafet e varrezave tona përdëshmojnë autoktonësinë tonë arbërore në trojet tona të stërlashta në Gadishullin Iliric.
AMANET/POROSI FAMILJARËVE:
MBI EPITAF TE VARRI IM TË GRAVOHET BUKUR ARTISTIKISHT FLAMURI YNË KOMBËTAR ME SHKABËN/SHQIPONJËN DYKRENORE, ME MBISHKRIMIN NË LATINISHT, E JO ARABISHT!
Shqiptarisht dhe idealisht:
Hoxhë Zekerija Idrizi
Berlin/Shkup