57-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë, Policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në një familje në Prishtinë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Rrethanat e rastit akoma nuk dihen, por që Policia tashmë kanë nisur hetimet.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Agron Amerllahin, 57-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Pas denoncimit të rastit, edhe njësitet policore kanë intervenuar, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion, teksa kanë nisur edhe hetimet.

Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe familja dhe kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në Lipjan.

Lexo edhe:  Të shtëna me armë në Prishtinë, gjenden disa gëzhoja në vend të ngjarjes