Arrestohet për dhunim një i dyshuar në Lipjan
Policia e Kosovës sot në Lipjan ka arrestuar një person i cili po kërkohej me urdhëresë të gjykatës.
Ndaj personit të dyshuar me inicialet A. M. (33), shtetas i Kosovës, ka qenë aktive urdhëresa pesë vjet burgim për veprën dhunim.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit.