Ndërrohet emri i shkollës në komunën e Bujanocit, nga “Desanka Maksimoviq” në “Ismail Kadare”
Kuvendi komunal në Bujanoc votoi pro ndryshimit të emrit të shkollës fillore së fshatit Bilaç, nga “Desanka Maksimoviq” në “Ismail Kadare”.
Për këtë ka njoftuar kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Nevzat Lutfiu.
Ai i falënderoi të gjithë këshilltarët që votuan për këtë ndryshim, edhe pse fjalën e fundit për këtë tha se e ka Ministria e Arsimit.
Njoftimi i plotë:
“Kuvendi komunal në Bujanoc votoi pro ndryshimit të emrit të shkollës së fshatit Bilaç, nga “Desanka Maksimoviq” në “Ismail Kadare”.
I falenderoj të gjithë këshilltarët që votuan për këtë ndryshim.
Tani fjalën e fundit e ka Ministria e Arsimit.
I bëj thirrje ministres që iniciativën për ndryshimin e emrit ta gjykoj drejt, duke pasur parasysh se propozimi i ri që shkolla të ketë emrin “Ismail Kadare” është një nder edhe privilegj jo vetëm për shkollën dhe lokalitetin, pasi kemi të bëjmë me një shkrimtar të përmasave ndërkombëtare”, ka shkruar Lutfiu.
Fshati Bilaç është fshati i dytë më i madh shqiptar në Komunën e Bujanocit i banuar me shqiptarë.