Sulmohet me mjet shpërthyes vetura e zyrtarit policor në Deçan

Një veturë është sulmuar me mjet shpërthyes para pak minutash në fshatin Strellc i Ulët në komunën e Deçanit.

Sinjalizues të Sinjalit nga Strellci, kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një veturë të një zyrtari policor, e cila u sulmua nga persona ende të paidentifikuar.

Sinjali mëson se në veturën e policit dyshohet se është hedhur një granatë dore.

Gazeta 02Press do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Lexo edhe:  16 herë i dënuar e në 70 "bela", veprat e rënda penale me të cilat ngarkohet Kobra