Mitrovica po zbrazet nga të rinjtë: I riu Amar Zeka lë punën dhe merr rrugën e mërgimit
Qyteti i Mitrovicës dhe gjithë Kosova po zbrazet dita ditës nga të rinjtë.
Sot mund ta vëresh shumë lehtë se po mungojnë shumë ftyra që dikur i shihje në qytet, qoftë në lokale, rrugë dhe manifestime të ndryshme, shkruan Jepi zë.
Në mesin e atyre që kanë marrë rrugën e kurbetit këto ditë është edhe Amar Zeka ai po lë edhe punën e tij dhe po iken nga Mitrovica.
Mitrovicasi Zeka ka lënë punen në një sanitari dhe ka marrë rrugën drejt Evropës për një jetë më të mirë
Ndryshe në janar pritet të rritet numri i atyre që presin të ikin nga Kosova pasi besohet se do të ndodhë liberalizmi i vizave. / Jepi zë