LAJMI I FUNDIT: Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë
Ka ndërruar jetë një grua në Mitrovicën e Jugut, pasi u lëndua nga arma e zjarrit.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës“, njofton policia.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u dërgua në IML për obduksion.