Isa Mustafa dyshon se Lutfi Haziri po gënjen: Nuk i besoj as Hazirit, as përfaqësuesve të LDK-së

Ish-kryeministri Isa Mustafa, beson që partitë opozitare e kanë parë draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Dokument ky i prezantuar në takimin me të dërguarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, gjatë ditës së Hëne.

Më tutje Mustafa u shpreh i bindur se nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri e ka konsultuar draftin sikurse edhe të gjithë krerët e opozitës që ishin në takim.

Sipas Mustafës përfaqësuesi i BE-së nuk ka pasur arsyeje që dikujt të ia prezantojë dokumentin e dikujt jo.

“Draftin nuk e kam parë dhe është keq që nuk është parë ai draft jo nga unë por duhet ta shohin deputetët dhe partitë opozitare edhe pse nuk besoj që ato nuk e kanë parë edhe pse po thonë që nuk e kemi parë sepse po duan të mbulohen të cilat po potencojnë që nuk e kanë parë sepse duan që të mbulohen për shkak të përgjegjësisë që e kanë sepse nuk mundet një parti opozitare me e pa statutin edhe ne bisedë me Lajçakun e dy përfaqësues të tjerë mos e me pa në të njëjtën sallë sepse Lajçaku nuk e ka zgjedhur dikujt të ia jap e dikujt tjetër jo por është një përgjegjësi, nuk i besoj as Hazirit as përfaqësuesve të LDK që nuk e kanë parë”, ka thënë Mustafa.

Më tutje Mustafa thotë se me politika populliste nuk kanë arritur të përfitojë askush kanë përfituar individët pastaj kanë humbur mbi këtë bazë.

Lexo edhe:  Temperatura të nxehta: Ky është parashikimi i motit