Jep dorëheqje polici kosovar: Rrezikshmëria nuk na u pagua, s’mund të mbijetoj me 420 euro- kam vizë pune për në Gjermani

Vazhdon dorëheqja e zyrtarëve policor. Para pak ditësh, dorëheqje ka dhënë edhe një polic, dhe arsye për këtë është paga e ulët dhe mos pagesa e rrezikshmërisë.

Dhe ky polic, ka vendosur që ta lë uniformën dhe të migroj drejt Gjermanisë.

Gazeta Blic ka siguruar dorëheqjen e një polici, të pakënaqur me pagën dhe shtesat e rrezikshmërisë.

Në dorëheqjen e policit thuhet se është i pajisur me vizë pune në Gjermani dhe se më herët nuk ka menduar të punojë jashtë Kosovës, por paga prej 420 euro nuk i kanë mjaftuar të mbijetojë.

Lexo edhe:  Fero reagon ashpër, thotë se Sunny Hill është festival i kokainës