“Lulëzojnë” paratë e falsifikuara, në një bankë në Prishtinë deponohen 251 monedha nga 2 euro false
Në një bankë në rrugën “Enver Maloku”, në Prishtinë janë deponuar dje 251 monedha nga 2 euro false.
Vlera e tyre është 502 euro.
Po ashtu në bankomatin e bankës nga një klient është deponuar një kartëmonedhë në vlerë 20€ që po ashtu dyshohet se është e falsifikuar.
“Rr. Enver Maloku, Prishtinë 04.10-06.11.2023. Zyrtari i një banke, ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në bankë janë deponuar nga një klient 251 monedha nga 2€, në vlerë 502€, që dyshohet se janë të falsifikuara. Po ashtu në bankomatin e bankës nga një klient është deponuar një kartëmonedhë në vlerë 20€ që po ashtu dyshohet se është e falsifikuar. Paratë janë sekuestruar nga njësia e forenzikës. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë. /Reporteri.net/