Kosovari në intervistë në Spanjë: Jam unë ai që vodha shtëpinë e Ronaldos, Benzemas e Cruyffit

Një kosovar i dënuar në Spanjë për thyerjen e dhjetëra shtëpive ka dhënë intervistë për televizionin “El Espanol”.

Ai ka rrëfyer grabitjet në shtëpië e yjeve të futbollit.

Kosovari që nuk i është bërë i ditur identiteti ka folur me emra për plaçkitjet e shtëpive të futbollistëve, ndërsa ka thënë se nuk ka pranuar ta bëj të njëjtën gjë në shtëpinë e Messit.

“Unë grabita shtëpinë e Ronaldos dhe Cruyff dhe nuk doja ta bëja te Messi. Në vitin 2021 u futa në shtëpinë e Cruyff. Aty mora një orë që i përkiste Dennis Bergkamp. Nuk kishte kamera sigurie apo alarme. Kur hyra kuptova se shtëpia e kujt ishte. Kam ndaluar disa herë njerëzit që donin të bastisnin shtëpinë e Messit. E kam bërë dhe jam krenar. Nuk synoja asnjëherë të plaçkisë shtëpinë e Messit. E kam bërë këtë sepse e dua Messin. Unë me grupin tim qëndrojmë edhe prapa bastisjes së shtëpisë së Benzeman, por nuk ishte aq interesante”, ka thënë kosovari.

Lexo edhe:  Vdiq 68-vjeçarja që u godit nga motoçiklisti mbrëmë në lagjen “Kalabria”