Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova futet banori më i ri, këngëtari Domenik

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, të premten është futur një banor i ri

Ai është këngëtari i njohur Domenik, afrikano-zivceriani i cili këndon në gjuhën shqipe.

“Përshëndetje, unë jam Domenik. Jetoj në Zvicër, në Cyrih edhe unë kam ardhur këtu për të fituar”, u shpreh këngëtari.

“Unë jam shumë simpatik, bëj shumë hajgare. Dhe jam beqar po”, vazhdoi më tutje Domenik në klipin e tij prezantues.

Lexo po ashtuAnita Haradinaj reagon pas situatës me Ganiun: Janë duke më ofenduar pafund në komente, them çfarë të ma dojë qejfi

Ai hyri i shoqëruar nga këngëtarët rapsodikë ‘Zhutat’, të cilët erdhën si një befasi për banorët pas mbarimit të spektaklit të premten.

Përndryshe, të premten nga shtëpia më e famshme në Kosovë, u eliminua këngëtarja Brikenda Karricaj

Lexo edhe:  Shpresë që do të largohen të "llomiturit", së shpejti vijnë autobusët e ri në kryeqytet