Blihet Raiffeisen Bank nga biznesmeni shqiptar

Është arritur një akord me një vlerë marramendëse prej rreth 350 milionë eurosh, për shitjen e gjigandit austriak bankar, Raiffeisen Bank, ku blerësi është një prej biznesmenëve më të fuqishëm shqiptarë.

Sipas burimeve pranë redaksisë së Albanian Post, negociatat janë kryer në mënyrë direkte ndërmjet bisnezmenit dhe bazës së grupit austriak, e cila ndodhet në Vjenë dhe marrëveshja është finalizuar konkrektisht fundjavën e shkuar dhe është pranë mbylljes shkresore.

E vetmja gjë që pritet është konfirmimi zyrtar i këtij transaksioni, që në terma konkretë është një ndër më të mëdhenjtë të kryer ndonjëherë në Shqipëri.

Ideja e themelimit të grupit Raiffeisen ka si ideator Friedrich Wilhelm Raiffeisen, i cili bankën e parë e themeloi në vitin 1886 në Muhldorf, pranë fshatrave të Spitz-it, në Austri.

Duke u bazuar në modelet e para bankare gjermane, ai krijoi një asociacion kooperativist, të cilin e quajti “Sistemi Raiffeisen”.

Fillimin e ndërkombëtarizimit, grupi e pa së pari në vitin 1986, kur i shtri në një pjesë të Evropës qendrore dhe lindore.

Në Shqipëri, veprimi i shoqërisë Raiffeisen filloi në vitin 2004, pas blerjes së ish-Bankës së Kursimeve dhe kthimit të saj në një bankë me kapital të huaj.

Lexo edhe:  “Kishin simbolet e kryqit në gjoks”, kush ishin personat e dyshimtë që u panë dje në xhaminë qendrore të Mitrovicës