Shembja e skelës në një kantier në Hamburg, policia gjermane: Tre nga viktimat janë shqiptarë

Për një aksidenti të rëndë industrial në Hafencity të Hamburgut, policia gjermane thotë se, tre nga pesë viktimat ishin shqiptarë e jo bullgarë, përcjell Reporteri.net.

Të dhënat personale të dy viktimave dhe të të plagosurit rëndë janë siguruar, tha një zëdhënës i policisë të martën për DPA.

Detajet personale të dy viktimave të tjera janë ende në pritje. Por nuk ka asnjë dëshmi se ata janë bullgarë.

Sipas informacioneve të DPA, një person është i plagosur, por në gjendje kritike për jetën. Sipas informacioneve, aksidenti në punë është shkaktuar nga shembja e skelës në një bosht ashensori.

Lexo edhe:  Plas sherri në shenjë hakmarrje: Vushtrriasi iu vërsulet policit jashtë detyrës, ai përdor sprej për ta zmbrapsur