Dallaveret me privatizime: Fshatarët nga Prizreni janë të gatshëm me “vdekë” vetëm të mos ua marrin tokën

Në qytetin e Prizrenit disa qytetarë janë shprehur të revoltuar pë një pronë, që ata pretendojnë se është e tyre, por e cila sipas tyre në mënyrë të dyshimt edhe është privatizuar.

Ditëve të fundit ka eskaluar edhe situata, ndërsa disa nga të pakënaqurit madje janë edhe arrestuar, shkruan lajmi.net.

Shumica nga ta në storjen tonë që kanë folur janë të moshuar, të cilët thojnë me vendosmëri se ajo parcelë është e tyre.

Ata tutje thonë se janë pronarë të këtyre tokave që 100 vite.

Fshatarët madje kanë akuza edhe për organet e ndjekjes, ndërsa sipas tyre padrejtësitë për ta kanë filluar para kohës së luftës, ku ata pretendojnë se shteti serb ua ka marrë pjesën dërrmuese të tokës, ndërsa tani si pasojë e privatizimeve, atyre iu është marrë përsëri në aspektin ligjor.

Ata thonë se janë të gatshëm edhe me ndrru jetë për këtë parcelë toke

Lexo edhe:  Gruja e ish intelektualit mitrovicas, Agim Hajrizi, dhuron për 10 nxënës nga 50 euro