Vrasja e 27-vjeçarit në Vushtrri: Arrestohen edhe tre persona të dyshuar

Njoftimi i Policisë:

Me 29.10.2023, rreth orës 15:45 është raportuar se në rrugën ,,Mehmet Konjuhi” në Vushtrri, është raportuar për te shtëna me arme zjarri. Njësitë policore kanë shkuar në vend të ngjarjes, ku është gjetur pa shenja jete viktima një person i vrarë dhe dy persona të plagosur, të cilët janë dërguar fillimisht në spitalin e Vushtrrisë dhe më pas për trajtim të mëtutjeshme janë dërguar në QKUK.

Policia ka arritur ti identifikoj dhe ti arrestoj dy të dyshuar J.S, 24 vjeçar dhe E.B., 24 vjeçar, në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë AK 47 dhe po ashtu edhe një veturë e cila është përdorur në rast.

Gjatë hetimeve të rastit janë identifikuar edhe tre persona te tjerë, te cilët kanë qenë të përfshirë në këtë rast. Me urdhër të prokurorit, personave në fjalë ju është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, ndërsa trupi i pajete i viktimës mashkull F. Z.,27 vjeçar, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar nga Sektori Rajonal i Hetimeve DRP Mitrovicë Jug, në bashkëpunim me prokurorin.

Lexo edhe:  Në 13-vjetorin e rënies së policit, flet axha i tij: Këto vite nga rënia e Enverit kanë qenë goxha të rënda