Serbia i arreston dy kosovarë në kufi me Hungarinë, “bën filma” duke i dërguar qindra policë atje

Qindra policë serbë u dërguan të shtunën në zonën kufitare të Serbisë me Hungarinë, ku ata arrestuan disa persona, ku një person shtiu ndaj emigrantëve dhe vrau tre e plagosi një.

Sipas raportimit të Associated Press, nga operacioni i së shtunës u arrestuan dy kosovarë, nën dyshimin për kontrabandë me emigrantë dhe furnizim me armë

Çdoherë sipas AP-së, të cilët i referohen një deklarate të policisë serbe, gjatë aksionit u gjetën edhe 54 pasaporta turke.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratislav Gashiq, i cili vizitoi zonën, u zotua se “ne nuk do të lëvizim nga këtu derisa të largohet çdo person përgjegjës që ka kryer akt apo incident kriminal”.

Përplasja e dyshuar mes grupeve të emigrantëve ka ndodhur në magazina të braktisura bujqësore pranë fshatit Horgos. Policia tha se migranti i plagosur ka marrë ndihmë mjekësore dhe po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur.

Shtetësia e viktimave dhe emigrantit të plagosur, si dhe detaje të tjera, ende nuk janë bërë të ditura.

Zona kufitare Serbi-Hungari shtrihet në të ashtuquajturën rrugë tokësore ballkanike të migrimit drejt Evropës Perëndimore.

Lexo edhe:  Organizoi në detaje vjedhjen e stolive prej 20 mijë euro në Fushë Kosovë, ky është i dyshuari që u arrestua sot