Serbët fillojnë të rrahen mes vete, dje ndodhi një rrahje në një kafene në Zubin Potok
Një burrë i nacionalitetit serb ka raportuar dje në Policinë e Kosovës se një tjetër serb nga Kosova e ka sulmuar fizikisht derisa po qëndronin në një kafene në Zubin Potok.
“Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.”, njofton Policia.
I dyshuari për sulmin gjendet ende në arrati gjersa rasti ndodhet në hetime.