“Hulku i Kosovës” – Bujar Muli shpallet zyrtarisht personi më i fuqishëm në botë në mbajtje të peshës: Falenderimi i takon Allahut fuqiplotë

Në një njoftim të befasishëm të bërë dje, sportisti i njohur nga Vushtrria, Bujar Muli, është shpallur zyrtarisht personi më i fuqishëm në botë për mbajtje të peshës.

Ky lajm i madh është shpallur nga vetë sportisti mbi llogarinë e tij zyrtare në Facebook përmes një postimi emocionues.

Postimi i plotë:

Zyrtare

Nga Sot Kosova ne Librin me te famshem ne Bot Guinnes

Falenderimi i Takon Allahu Fuqi Plot qe ma mundsoj te Behem Njeriu Me i Fort ne Bot per me Mbajt peshen ne Trup

Ju njoftoj qe nga sot jom Zyrtarisht I shpallur nga GuinnessworldRecord si Njeriu ma i fort ne Bot per Mbajtjen e Peshes

I Falenderoj Babin tim Vllezrit e mi dhe te gjith ata shok qe me kan perkra ne ket rrugtim timin si dhe Krytarin e Komunes Se Vushtris Ferit Idrizin.

Shifemi ne rekordin e radhes In shaa Allah

Lexo edhe:  Edon Zhegrova në top dhjetëshen e lojtarëve më të vlerësuar në Evropë