Boksieri i huaj i afrohet Florian Markut gjatë intervistës: Ky nis përleshjen me të

Një ngjarje interesante në transmetim direkt ka ndodhur gjersa boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku po jepte një intervistë.

Në ato momente atij i afrohet boksieri tjetër, Chris Kongo, i cili i kërkon dyluftim, shkruan lajmi.net.

Marku i drejtohet se duhet t’i mposhtë disa të tjerë për të ardhur deri tek momenti kur ndeshet me të.

Në këtë formë, ai i kërkon të largohet që aty sepse është duke dhënë intervistë, mirëpo këtë refuzon ta bëjë boksieri Kong.

E kjo shkaktoi reagimin e ashpër të Markut.

Për më shumë, shihni videon:

Lexo edhe:  Vedat Muriqi rrëfen jetën e tij në mediat spanjolle: Kur kam ikur nga Kosova, kam parë gjëra të tmerrshme, veten time e kam parë në La Liga vetëm në Play Station