E pranon Kurti: Drafti i Asociacionit është shkruar në frymën e Kushtetutës, na thanë emisarët
Kryeminsitri Albin Kurti sot në konferencë për media tregoi se emisarët europian i kanë thënë atij se draft i përpiluar prej tyre është në harmoni me legjislacionin kosovar në fuqi.
Tutje ai tha se aty parashikohej që ky draft i Asociacionit të shkonte në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për ta vlerësuar se a është në përputhje me aktin më të lartë juridic të Kosovës, pra Kushtetutën.
“Në takimin e 21 tetorit në takim me emisarët amerikanë dhe ata europianë, na është thënë se drafti është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës, ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe nëse do të nënshkruhej aty parashihej që të dërgohej në Gjykatë Kushtetuese menjëherë pra që Gjykata Kushtetuese jep vlerësimin e saj jep për kushtetushmërinë e këtij propozimi si përgjigje”, tha ai.
Ai po ashtu ripërsëriti se dje ka kërkuar nënshkrimin e marrëveshjeve që janë arritur në pranverën e këtij viti në Bruksel e Ohër.
“Kërkuam zbatimin e marrëveshjes bazike të 27 shkurtit, atë të 18 marsit te Ohrit në përputhje me nenin 7 të sajë, pranimi është nënshkrim, dhe nënshkrimi është pranim i sajë”, tha kryeministri./