Arrestohen dy personat që futen me zor një 21 vjeçare në Prishtinë për ta dhunuar seksualisht
Sot nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për sulm seksual.
Arrestimi i të dyshuarve:
– A. G, mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– B. G, mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën specialist për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e denoncuar me datën 28.08.2022.
Pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit, ndaj dy personave u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për t’u proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme.