Parashikimi i motit për sot dhe dy ditët në vijim
Sot pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të shpeshta lokale.
Pasdite priten zhvillime të ndonjë rrebeshi të izoluar shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 22 gradë Celsius.
Në Shqipëri pritet të mbajë mot me vranësira dhe lokalisht edhe me intervale kohore me diell. Priten edhe reshje të shpeshta shiu sidomos në veri, veriperëndim dhe disa zona në pjesët qendrore të vendit. Në viset tjera reshjet parashihet të jenë më të rralla. Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale, ndërsa në disa vise do të ketë rrebeshe lokale shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
E Premta sjellë mot të ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta ku priten edhe reshje dhe rrebeshe lokale shiu. Gjatë fundjavës përmirësim i motit, por nuk pritet të jetë plotësisht stabil. Përkundër diellit do të ketë edhe vranësira të herëpashershme, ndërsa parashihen edhe rrebeshe afatshkurtra, shiu vetëm në disa zona të caktuar./METEOBALLKAN