Vdes në moshë mjaft të re mërgimtarja, Shyhrete Bala Tahiri
Një lajm i hidhur është dhënë në fshatin Vllahi të Mitrovicës.
Ka vdekur në moshën 48 vjeçare mërgimtarja e këtij fshati që jetonte në Angli, Shyhrete Bala Tahiri, shkruan “Jepi zë”.
Njoftimin për vdekjen e saj e ka dhënë faqja e fshatit Vllahi.
Aty thuhet se varrimi do të mbahet të enjten në varrezat e Shipolit.
Njoftimi i plotë:
Bashkëfshatar, miq, dhe dashamire, ju njoftojme që në moshën 48 vjeqare, ka nderru jetë ne Angli Shyhrete Bala Tahiri.
E ndjera ishte shoqja e Lumni Januz Tahirit .
Vorrimi do të behet nesër me datë 26-10-2023 me (ikindi) në varrezat e Shipolit.
Ngushëllime familjes dhe të afërmëve, ishalla n’Xhenet!