Menaxhmenti i Trepçës: Minatorët nuk kanë arsye për grevë

Përmes një komunikate, menaxhmenti i Trepçës ka thënë se greva e minatorëve duhet të ndërpritet menjëherë “për shkak se një grevë e tillë nuk është ligjore, sepse nuk është paralajmëruar sipas ligjit LIGJI Nr. 03/L-200 për greva, dhe konsiderojmë se nuk ka arsye reale për të rrezikuar me shume sigurinë, shëndetin dhe jetën e minatorëve”.

Menaxhmenti dhe Bordi Mbikëqyrës i ndërmarrjes Trepça Sh.A. kanë thënë se janë të shqetësuar për situatën e krijuar në minierën e Stantergut, për sigurinë, shëndetin dhe jetën e minatorëve. Menaxhmenti ka theksuar se po punon për tejkalimin e kësaj situate.

Menaxhmenti është arsyetuar se i ka dhënë pagat e plota çdo muaj edhe përkundër vështirësive operative dhe rënies së çmimit të metaleve në bursë. Ai ka bërë thirrje që të ndërpritet greva.

Minatorët kanë hyrë në grevë më 24 tetor dhe në dytën e dytë të grevës është thënë se rreth 80 prej tyre kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Lexo edhe:  Zbulohet kush është gruaja e arrestuar në Prishtinë: Dërgohet në burg, kishte 7 urdhër arreste aktiv