Aksident zinxhiror në Veternik, disa vetura bëhen llom

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Veternik të Prishtinës, ku janë ndeshur disa vetura.

Në pamjet e publikuara, shihet se në aksidentin zinxhiror janë përfshirë së paku katër vetura, të cilat kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, e as si është gjendja e tyre.

Redaksia e Sinjalit ka kontaktuar Policinë për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.

Lexo edhe:  Vjedhje e rëndë në Prizren – hajni hyn në shtëpinë e çiftit dhe largohet me stoli ari, para e çanta luksoze me vlerë mbi 20 mijë euro