U aksidentua para më shumë se 2 javë, vdes një person në QKUK
Një person i aksidental në Prizren para më shumë se dy javë ka ndërruar jetë në QKUK.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Ky është njoftimi i plotë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Prizren / 06.10.2023 – 09:52. Lidhur me rastin me datën 23.10.2023 është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë nën tretman mjekësor në QKUK, si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.