Çka parasheh Kodi Penal i Kosovës për dhunuesit e rastit të 11 vjeçares në Prishtinë?

Një 11-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga pesë persona të shtunën pasdite parkun pranë rrugës ‘Hysë Popova’ në Prishtinë.

Në lidhje me këtë rast, policia ka njoftuar se deri më tani janë arrestuar katër persona të dyshuar.

Ndërkaq, për këtë rast ka folur edhe avokati, Arianit Koci i cili ka treguar se çka parasheh Kodi Penal i Kosovës.

Ai u shpreh se në rrethana të tilla siç dihen deri më tani, dënimi minimal është 15 vjet, ndërsa ai maksimal burgimi i përjetshëm.

“Monstrumëve në trajtë njerëzore iu del hakësh Kodi Penal i Kosovës. Pa e paragjykuar fajësinë, po ju tregoj që për personat mbi moshën 18 vjeçare, me rrethanat që po paraqiten në media se si është kryer vepra penale e dhunimit ndaj vajzës 11 vjeçare – dënimi minimal është 15 vjet. Dënimi maksimal është burgimi i përjetshëm. Thellë besoj që burgimi i përjetshëm do t’i parandalojë personat e tjerë nga kryerja e veprave të tilla penale dhe do të shprehet fuqishëm gjykimi shoqëror për vepra të tilla penale. Këto edhe janë dy prej katër qëllimeve të dënimit.E sa për rehabilitimin e kryerësve – poashtu njëri prej qëllimeve të dënimit, të njëjtët le të rehabilitohen në burg”, ka shkruar Koci në Facebook.

Lexo edhe:  Të shtëna me armë në Fushë Kosovë, sekuestrohet arma bashkë me gëzhoja