Vazhdon ikja e madhe nga Kosova edhe të qytetarëve të punësuar: Zyrtarja komunale e Skenderajt bashkë me fëmijet niset për mërgim

Ikja e qytetarve nga Kosova po vazhdon në numër të madh drejt vendeve perendimore, edhe pa ardhur 1 janari i 2024.

Shumica e tyre po e lënë vendin për një të ardhme më të mirë, por shqetësuese është fakti se edhe të punësuarit dhe profesionistët po ikin nga Kosova duke lënë vendet e tyre të punës, shkruan Jepi zë.

Kështu ndodhi edhe me zyrtaren Komunale të Skenderajt, Vlora Vojvoda, e cila pas 18 vitesh ka lënë punën dhe Kosovën.

Ajo, dje sëbashku me dy femijët e saj ka marrë rrugën për Zvicër, për një jetë dhe siguri më të madhe.

Lajmin për largimin nga Kosova e ka dhënë vetë ajo përmes një poshtimi në rrjtete sociale.

Postimi i plotë:

Vendlindja ime,
Komuna ime,
Drenica ime,
Familja ime e shtrenjtë, shoqëri e kolegë të ndëruar erdhi momenti që unë t’i lë të gjitha dhe të marr një rrugëtim tjetër.
Shumë vështirë që të ndahem nga ju Familja ime, falëminderit për kujdesin e pakursyer që keni bërë për mua, ishit dhe to të jeni të pranishëm gjithmonë në jetën time.
Po aq e vështirë ndarja pas një periudhe 18 vjeçare të një pune aktive nëpër institucionet e Komunës së Skënderajt, që e deshta dhe e bëra me shumë dëshirë e vullnet. Këto vite sa më vështirësi po edhe me lehtësi, më ulje e ngritje, më ngecje e sukseese, të gjitha këto do të mbesin në kujtesën time si vite të arta.
Do të dëshiroja me gjithë zemër që një ditë ta shohë Kosovën e sidomos Drenicën që dha shumë për këtë vend, më mirë se Zvicrrën!
Jo lamtumirë, por
Mirupafshim

Lexo edhe:  “Po më duhet vetura për me marr dikë në aeroport”: Dëshmia e personit që ia lëshoi me qira veturën Granit Plavës