Lajm i hidhur: Vdes zyrtarja e Komunës së Mitrovicës

Ka vdekur zyrtarja e Komunës së Mitrovicës, Fllanza Tahiri Shala.

E ndjera kishte kohë që po vunate nga një sëmundje, të cilës nuk mundi t’i përballonte, ndërsa para pak kohe kishte pasur edhe një ndërhyrje kirurgjike, shkruan Jepi zë.

Ajo ishte pjesë e Drejtorisë së Mirëqenjes Sociale, më saktësisht zyrtare për shërime sociale.

Gjatë punës së saj ajo shquhej për korrektësi dhe sjellje shembullore duke gëzuar respektin e kolegëve dhe qytetarëve, shkruan Jepi zë.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi do të bëhet sot me kohën e drekës në vareezat e Mitrovicë në Shipol.

Lexo edhe:  Të dhënat e fundit nga KQZ: Kurti afër 300 mijë votave, Hamza shkon në mbi 160 mijë, Abdixhiku nën 130 mijë