Një person gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë në Ferizaj

Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Pojatë të Ferizajt, të martën në mbrëmje, ka njoftuar Policia e Kosovës që rastin e ka cilësuar si “vetëvrasje”.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit në vendin e ngjarjes.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Njoftimi i plotë i Policisë në raportin 24-orësh:

VETËVRASJE

Fsh. Pojatë, Ferizaj 17.10.2023-20:30 Është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Lexo edhe:  Burri i ish-drejtoreshës në Vushtrri, fiton tender 60 mijë eurosh