Lufta e gruas së heroit të Kosovës, Ilaz Kodra për një vend pune
Për të gjashtën herë është duke shkuar në seancë gjyqësore gruaja e heroit Ilaz Kodra.
Kimete Kodra, tash e disa kohë ka paditur menaxhmentin e Postës Telekomi Kosovës, pasi këta të fundit e larguan nga puna pa ndonjë arsyetim.
Gjatë ditës së sotme është mbajtur edhe seanca e radhës por ende nuk është marrë ndonjë vendim për rastin në fjalë.
“Padia është duke u shqyrtuar në 6 seanca deri më tani, i kemi dorëzuar prova të mjaftueshme që Posta e Kosovës dhe menaxhmenti i saj kanë kryer shkelje dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore të cilat janë vërtetuar me ekspertizën e psikiatrisë”, tha Smakiçi në një intervistë për Paparacin.
Avokati i Kodrës bëri të ditur se ende do të vazhdojnë me seanca gjyqësore deri në verdiktin final.