Po tentohet të përfitohet në emër të saj, reagon Leonora Jakupi
Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, së fundmi po përballet me një problem kibernetik.
Ajo ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me faktin se disa persona, po mundohen që në emër të saj të përfitojnë në faqet e rrejshme.
Bëhet fjalë për një faqe të rrejshme të hapur në Facebook me emrin ‘Leonora Jakupi’ por me një font ndryshe shkronjash nga ai i zakonshmi.
Leonora përmes një postimi në InstaStory ka bërë të ditur se kjo faqe nuk menaxhohet nga ajo, gjersa iu ka bërë thirrje fansave ta raportojnë.
“Mos bini pre e profileve të rrejshme, ju lutem raportojeni!”, shkroi këngëtarja Jakupi në mbishkrimin e këtij postimi.
Këngëtarja përndryshe ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj, gjersa pritet të jetë më aktive në fundvit.