Asani e Bajrami në mesin e 20 golashenuesve më të mirë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian

Dy futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani dhe Nedim Bajrami, janë në mesin e 20 golashenuesve më të mirë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Të dy deri më tani kanë shënuar nga tre gola për Shqipërinë, në gjashtë ndeshjet kualifikuese për “EURO 2024, shkruan IndeksOnline.

Golashenuesi më i mirë deri më tani është sumuesi belg, Romelu Lukaku me 9 gola, i ndjekur nga portugezi, Cristiano Romaldo me 7.

Erling Haaland i Norvegjisë, Rasmus Højlund i Danimarkës, Kylian Mbappe i Francës dhe Scott McTominay i Skocisë kanë nga 6 gola të shënuar.

Listën e 10 golashenuesve më të mirë e mbyllin Zeki Amdouni i Zvicrës, Harry Kane i Anglisë, Giorgos Masouras i Greqisë me 5 gola, ndërsa Bruno Fernadez ka 4 sosh,

Me nga 4 gola të shënuara deri më tani janë edhe Alvaro Morata, Bukayo Saka dhe Benjamin Sheshko i Sllovenisë

Lexo edhe:  Mirena: Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër