12 vjet pa Fisnik Muharremin, futbollistin që e donte e gjithë Mitrovica
Fisnik Muharremi i njohur si “Fisi”, ishte ndër futbollistët më me përspektivë të Kosovës.
Qytetarët e Mitrovicës i mbajnë mend paraqitjet e tij për KF Trepça ’89, ku në një konkurrencë shumë të fortë, ai arrinte të zinte vend në formacionin e parë.
Fisi përveç talentit kishte një kulturë të lartë dhe sjellje shumë të mirë, shkruan Jepi zë.
Vdekja e tij kishte trondiur të gjithë qytetin e Mitrovicës, pasi ishte shuar një yll i futbollit që po vinte në skenë.
Jo vetëm familja e bashkëlojtarët e përjetuan rëndë vdekjen e tij, por të tronditur dhe në vaj ishin edhe grupi i tifozëve “Torcida”.
Vitet tani po ecin, por kujtimi për Fisin mbetet tek qytetarët e Mitrovicës. Njëra ndër lagjet më të mëdha dhe më të organizuara në Mitrovicë, Gorimahalla, për çdo vit e përkujton Fisin.
Fisnik Muharremi ishte operuar në Prishtinë, por pa sukses, ndërkohë që mjekët kosovarë i kishin preferuar trajtim jashtë vendit. Pastaj, ai është operuar në Gjermani. Megjithatë, Fisi i la të gjithë pas një beteje të ashpër me sëmundjen./ Jepi zë