Shtetasit italian ia vjedhin motoçikletën në  Vushtrri, kërkon ndihmën e Policisë

Foto ilustruese

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri për bizneset. E cak i shpeshtë i hajnave janë automjetet e qytetarëve, të cilat nuk po kanë siguri t’i lënë askund.

Të njëjtin fat e pati edhe një shtetas italian, i cili tash e një kohë ka zgjedhur qytetin e Vushtrrisë si vendbanimin e tij.

Sinjali mëson se persona të panjohur kanë vjedhur motoçikletën e tij, të cilën e kishte lënë të parkuar në korridorin e ndërtesës ku banon.

45-vjeçari ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka dhënë dëshminë e tij dhe detajet për automjetin që iu vodh.

Njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe kapjen e të dyshuarve, teksa me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Vjedhje’.

Lexo edhe:  Rrahje masive në Banjë të Malishevës, arrestohen 10 persona